10 Propozime për daljen nga Kriza

0 have signed. Let’s get to 500!


Nënshkruajmë e shpërndajmë:
10 Propozime për daljen nga kriza

Nëse jeni DAKORD, nënshkruani PETICIONIN kombëtar (online dhe në terren)

Varfëria dhe papunësia është pasojë e kapjes së shtetit prej partive dhe ekonomisë prej monopoleve.


Prandaj dhe zgjidhja është terapia e kundërt: Demokratizim i shtetit dhe ekonomisë!


Kjo realizohet me anë të atyre reformave që rrisin pjesëmarrjen qytetare në politikat publike si garancia më e mirë për mbrojtjen e të drejtave kushtetuese dhe krijimin e një Ekonomie Prodhimi e Punësimi.

                            ***

1. Parashikimin e referendumeve aprovues për ligjet e parlamentit si Zvicra.

2. Zgjedhjen e organeve të kontrollit, jo nga partitë në parlament por direkt nga Qytetarët (Avokati i Popullit, Prokurori i Përgjithshëm, KLD, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë; KQZ, Governatori i Bankës Kombëtare; Drejtori i KLSH; AMA; ISTAT; AKU; Konkurrencës, TV publik etj si dhe juri qytetare)

3. Pezullim 5 vjeçar, nga politika i të gjithë drejtuesve të lartë shtetërorë dhe partiakë (deputetë, presidentë, ministra, këshilltarë, kryetarë komunash, magjistratë, rektorë, dekanë, kryeredaktorë, drejtorë të lartë, ambasadorë)

4. Parashikim i shkarkimit popullor të zyrtarëve të lartë në çdo moment si dhe kufizimi në vetëm 2 mandate, që të qarkullojnë elitat e mos të krijohen lidhje korporative

5. Referendume, iniciativa ligjvënëse popullore, peticione detyruese, vendimmarrja buxhetore që politikën mos ta bëjnë vetëm partitë por dhe vetë Qytetarët

6. Sistemi i primarieve brenda partive apo listat e hapura

7. Trasparencë online i gjithë aktivitetit shtetëror dhe pasuritë e zyrtarëve (tani bëhen me kampione e vetëm në dijeni të ILDKP). Zbatim i ligjit AntiMafia

8. KQZ dhe Presidenti të zgjidhet nga qytetarët dhe jo partitë për garantimin e sovranitetit popullor dhe ndarjes së pushteteve

9. Kalimi nga ekonomi importi në Ekonomi Prodhimi:
a. Ndryshimi i misionit të bankës kombëtare drejt prodhim-punësimit e jo vetëm inflacionit
b. Sektori bankar dhe sektorët strategjikë tu kthehen shqiptarëve e jo më të huajve
c. Banka publike për zhvillim, bujqësi e turizëm
ç. Politika eko-monetare-fiskale pro borgjezisë prodhuese e kundër lobeve importuese
e. Fuqizimi i sindakatave dhe kontraktimit kombëtar

ë. Dyfishimi i rrogave dhe parashikimi i minimumit jetik
f. Bashkimi eko-financiar, juridik-arsimor me Kosovën
10. Institucionalizimi i Diasporës dhe Emigrantëve në një Senat këshillues/kontrollues për politikat publike.

 

 


TiJeNe

Shqipon.com

 


 



Today: levizja shqipON is counting on you

levizja shqipON needs your help with “10 Propozime për daljen nga kriza!”. Join levizja shqipON and 393 supporters today.