levizja shqipON

5,297 supporters

    Started 2 petitions

    Petitioning Populli shqiptar, Parlamenti Shqiptar

    Referendum Popullor mbi "minishengenin ballkanik"

    1. I kërkojmë parlamentit shqiptar, që në bazë të nenit 123 të Kushtetutës, të thërrasë referendum popullor në rast ratifikimi të marrëveshjes së ashtëquajtur "minishengen ballkanik"! 2. I bëjmë thirrje popullit shqiptar të ngrihet e të mbrojë vetë të ardhmen e tij sepse kjo kastë nuk e përfaqëson më! 3. I bëjmë thirrje intelektualëve shqiptarë të dalin nga sqetullat e partive e të përhapin ide mbi sovranitetin politik, ekonomik e kulturor shqiptar; të heqin dorë nga globalizmi e neoliberizmi por të punojnë për bashkimin e Shqiptarëve në një shtet social e demokratik. ***** Sajesa e "minishengenit ballkanik" - në errësirë të plotë, pa asnjë debat publik akademim apo parlamentar, nga një Kryeministër me një mbështetje 12% nga votime njëpartiake, fryt i shantazhimit, propagadandës, blerjes së varfërisë dhe votës, pa kontroll të Gjykatës Kushtetuese - shënon një pikë kthese në aspiratat dhe gjeopolitikën shqiptare këto 28 vite, si është integrimi evropian.  Përse dështoi dhe kush janë përgjegjësit e lënies jashtë të vendit nga familja evropiane? Çfarë pasojash ka kjo për popullin shqiptar dhe interesat e Shqipërisë? Përse u sajua minishengen ballkanik me kaq ngut? Kush përfiton realisht nga ky akord? Përse vazhdohet ende me vizion neoliberist e liri të tregjeve, kur kjo po varros ekonominë dhe boshatis Shqipërinë? Përse u pranua në heshtje izolimi i Kosovës, pikërisht tani ku po flitet për Bashkim Kombëtar e politika ekspansive e mbrojtëse të ekonomive tona?  

    levizja shqipON
    294 supporters
    Petitioning Populli shqiptar

    PETICION KUNDËR MARRËVESHJES SHQIPËRI-GREQI

    PETICION KUNDËR MARRËVESHJES SHQIPËRI-GREQI Në bazë të nenit 23 të Kushtetutës së Shqipërisë kërkojmë transparencë të plotë mbi marrëveshjen midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke. Kushtetuta dikton në nenin 23 jo vetëm trasparencë të akteve juridike por edhe veprimtarisë së organeve shtetëore, domethënë jo vetëm të marrëveshjes por dhe të gjithë negociatave. Trasparenca e marrëveshjeve ndërkombëtare diktohet dhe nga karta e OKB-së dhe traktati i Vjenës si dhe nga praktika zakonore e shteteve. Shqipëria dhe shumë shtete kanë vuajtur nga marrëveshjet e fshehta, relike e kohës së kolonializmit. Në bazë të nenit 123 të Kushtetutës kërkojmë gjithashtu që ratifikimi i kësaj marrëveshje të bëhet me referendum kombëtar si garancia më e mirë për një paqe të qëndrueshme mes dy popujve tanë. I bëjmë thirrje opozitës shqiptare, të korrigjojë vetveten dhe të thërrasë urgjentisht një seancë parlamentare mbi këtë çështje. I bëjmë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të hetojë mbi çdo element penal të veprës për tradhëti ndaj Republikës dhe integritetit territorial të Shqipërisë. (Neni 208-210 Kodi Penal) I bëjmë thirrje Mediave shqiptare të hetojnë dhe të zgjojnë opinionin publik mbi këtë çështje madhore. I bëjmë thirrje miqve tanë të vërtetë ndërkombëtarë të na ndihmojnë në këtë fazë kritike të shtetit tonë.  

    levizja shqipON
    5,003 supporters