Jo mbylljes se Gjykates se rrethit Gjyqesor Kavaje.

1,111 supporters

    Started 1 petition

    Petitioning President of Albania, Albanian Parliament, Albanian Government, OSCE, Avokati i Popullit

    Jo mbylljes të Gjykatës të rrethit gjyqësor Kavajë!!!

    Te nderuar kavajas, Nje projekt i fundit per krijimin e nje harte te re Gjyqesore parashikon mbylljen e disa gjykatave, midis te cilave edhe Gjykaten e rrethit Gjyqesor Kavaje.Ajo do te shkrihet.Gjykata kompetente do te jete me pas ajo e Durresit .Gjykata e rrethit gjyqesor Kavaje ka nje volum te madh pune me mbi 2500 ceshtje te trajtuara ne nje vit, por kjo nuk e pengoi qeverine ta mbylle ate.Ky projekt eshte ne vazhden e disa pseudoreformave te kesaj Qeverie kunder qytetareve te Kavajes, duke i larguar te gjitha sherbimet prane qytetareve dhe duke i endur ata neper qytete te tjera midis Durresit dhe Tiranes sic eshte bere me Drejtorine Rajonale te Tatim Taksave, me ate Arsimore, ate te Shendetesise, Prefektures, etj... Ky projekt i fundit kriminal i kesaj Qeverie do te thote kosto shtese per qytetaret e Bashkise se Kavajes, anomali ne ushtrimin e detyres se tyre fisnike te dhjetera Avokateve te nderuar te qytetit tone dhe shkon ne kah te kundert me frymen kushtetuese te dhenies se drejtesise, e cila ka ne thelb te saj aksesin e qytetareve ne institucionet e Drejtesise sa me afer tyre duke i sherbyer me korrektese, ne kohe dhe ne menyre te pavarur.Nje vendim i tille eshte marre pa u bere nje studim i detajuar per efiçencen e kesaj Gjykate nder me te vjetrat ne Shqiperi, pa u konsultuar me grupet e interesit, ne shperfillje te mendimit te organeve te pushtetit lokal dhe pa marre parasysh pasojat negative qe nje vendim i tille do te kete per qytetaret.Firmos dhe ti peticionin kunder mbylljes se gjykates te rrethit gjyqesor Kavaje.Fto dhe miqte e ty te ngreme zerin per te drejten tone. 

    Jo mbylljes se Gjykates se rrethit Gjyqesor Kavaje.
    1,111 supporters