Angazhimi Musliman për të Drejtën (AMD)

2,743 supporters

AMD është një organizim besimtarësh myslimanë që synon jetësimin e parimit kuranor të urdhërimit të të Mirës dhe frenimit të së Keqes - të mirën dhe të keqen që njihen si të tilla mes myslimanëve, ashtu edhe të mirën dhe të keqen që njihen universalisht si të tilla prej njerëzve – përmes përkujtimit të së drejtës dhe virtytit të të jetuarit në përputhje me të.

Started 2 petitions

Petitioning Z. Skënder Bruçaj, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Z. Ylli Gurra, Myfti i Tiranës

Kërkesë për rifillimin e thirrjes së ezanit në xhaminë e Et’hem Beut

Xhamia e Et’hem Beut në Tiranë u mbyll për besimtarët në një mënyrë krejt të papritur për t’iu nënshtruar një restaurimi të gjatë që pritet të zgjasë të paktën dy vite. Nuk është ende e qartë se përse kjo xhami – simbol i pranisë së muslimanëve në Shqipëri dhe emblemë e identitetit të qytetit – u nxor plotësisht nga funksioni dhe asnjëra nga alternativat e mundshme të restaurimit të pjesshëm apo funksionimit simbolik të saj nuk u morën në konsideratë. (1)    Restaurimi i pjesshëm në disa etapa do t’u jepte mundësinë besimtarëve të vijonin faljen e namazeve në pjesët që nuk do të ishin në fazë restaurimi; (2)    Thirrja e rregullt e ezanit, pavarësisht nga fakti nëse faljet do të kryheshin ose jo në mënyrë të përbashkët, do të mbante gjallë rolin simbolik të xhamisë; (3)    Ndërkohë, falja e namazit të xhumasë në sheshin përpara ose anash xhamisë do të ishte një garanci shtesë se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH) nuk ishte duke hequr dorë përfundimisht nga shfrytëzimi i xhamisë për kryerjen e namazit. Përkundrazi, xhamia u mbyll plotësisht për besimtarët, u ndërpre thirrja e ezanit dhe nuk u la hapësirë qoftë edhe për stafin e xhamisë që të mbanin në funksion simbolik xhaminë me kryerjen e namazit brenda saj. Për më tepër, xhamia ka marrë pamjen e një objekti të braktisur dhe të lënë në harresë, aq sa edhe varri i themeluesit të xhamisë është cenuar nga pemët që janë lejuar t’i bien përsipër, sikur të mos bëhej fjalë për një monument me rëndësi të dorës së parë për muslimanët dhe vetë trashëgiminë historike të qytetit. Të shqetësuar për situatën, një grup besimtarësh kanë biseduar pas mbylljes së xhamisë me zv.Kryetarin e KMSH-së Bujar Spahiu mbi mundësinë e rikthimit të xhamisë në funksionim të pjesshëm, për rifillimin e thirrjes së ezanit dhe faljen e namazit të xhumasë në sheshin përpara saj, por asnjë hap konkret nuk duket të jetë marrë nga ana e KMSH-së në këtë drejtim. Në vijim të zërave gjithmonë e më të shpeshtë për idenë e shndërrimit të xhamisë në muze për vizitorët, duke i mohuar asaj funksionin normal dhe parësor që ka pasur dhe duhet të ketë, atë të vend-faljes, për të mbyllur jehonën e këtyre zërave dhe shqetësimit legjitim që ato shkaktojnë, si dhe për të paraprirë çdo realitet të tashëm ose të ardhshëm, për monumente që janë pronë ligjore dhe shpirtërore e fesë dhe besimtarëve që praktikojnë fenë, parashtrojmë si më poshtë vijon: 1)      Të rifillojë thirrja e rregullt e ezanit për të gjitha kohët e namazeve në xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë, pasi kjo gjë nuk e pengon, dhe nuk pengohet aspak nga procesi i restaurimit; 2)      Të organizohet falja e namazit të xhumasë në sheshin përballë ose anash xhamisë. Thirrja e ezanit është një simbolikë shumë e fortë e pranisë së muslimanëve dhe Islamit në sferën publike. Mungesa e ezanit në sheshin qëndror të kryeqytetit është treguesi i radhës i procesit të cenimit të shfaqjes së lirshme të simboleve dhe ritualeve të fesë Islame në jetën publike shqiptare. Kthimi i xhamisë së Et’hem Beut në muze do të ishte një hap tjetër në këtë proces, i cili do të ishte krejt i mundshëm pas mungesës dy-vjeçare të thirrjes së ezanit nga kjo xhami dhe moskryerjes së asnjë rituali pranë saj. Drejtuesit aktualë të KMSH-së kanë përgjegjësinë historike për të mos e lejuar këtë gjë të ndodhë, duke i siguruar besimtarët nëpërmjet rifillimit të thirrjes së ezanit dhe organizmit të faljes së xhumasë në sheshin përballë osa anash xhamisë, se xhamia e Et’hem Beut do të kthehet në funksionim të plotë për kryerjen e namazeve pas përfundimit të restaurimit. Në vijim të kësaj kërkese, drejtuesit e KMSH-së duhet të prononcohen zyrtarisht se funksioni i xhamisë së Et’hem Beut – funksion i cili nuk është ndërprerë vetëm se nën regjimin diktatorial – do të mbetet përherë ai për të cilin e ka ndërtuar themeluesi i saj fisnik: faltore për kryerjen e namazeve, vend-adhurimi dhe vend-prehjeje për besimtarët, pa neglizhuar aspak vlerat e saj muzeale dhe kulturore, të cilat xhamia e Et’hem Beut i ka përmbushur gjithmonë me të qenurit e saj e hapur për të gjithë, besimtarë ose vizitorë, vendas dhe të huaj, si një simbol krenar i vlerave civilizuese të muslimanëve shqiptarë.

Angazhimi Musliman për të Drejtën (AMD)
2,024 supporters
Petitioning Znj. Lindita Nikolla, Ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Znj. Albana Vokshi, Kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

Kërkesë për dhënie shpjegimi rreth pyetjes mbi formën e marrëdhënies seksuale tek fëmijët

Re: Kërkesë për dhënie shpjegimi rreth pyetjes mbi formën e marrëdhënies seksuale (vaginale, orale, apo anale) në studimin për sjelljen shëndetësore tek fëmijët e moshës shkollore 11, 13 dhe 15 vjeç Drejtuar: Znj. Lindita Nikolla, Ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë Për dijeni: Znj. Albana Vokshi, Kryetare e Komisionit të Kuvendit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik  Ditët e fundit, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) ka organizuar një pyetësor mbi sjelljet shëndetësore tek fëmijët e moshës shkollore 11, 13 dhe 15 vjeç, i cili është pjesë e studimit të Organizatës Botërore të Shëndetit “Health Behaviour in School-aged Children” (HBSC) që kryhet çdo katër vjet, në të njëjtën kohë, në Europë dhe Amerikën e Veriut. Ky studim përqëndrohet në marrëdhëniet sociale të fëmijëve dhe aspekte të ndryshme të shëndetit të tyre, për të përftuar të dhëna të vlefshme mbi shëndetin dhe stilin e jetesës së fëmijëve shqiptarë. Studimi i kryer nga MASR-ja tërhoqi vëmendjen e mediave sepse, në një nga pyetjet që u drejtohej fëmijëve 15-vjeçarë në lidhje me seksin, atyre u kërkohej të prononcoheshin nëse kishin kryer seks vaginal, oral, apo anal. Kjo pyetje u konsiderua nga prindërit e papërshtatshme për fëmijët, tronditëse për psikën dhe anën e tyre emocionale, duke qenë se shumica e fëmijëve të kësaj moshe jenë ende të paekspozuar ndaj marrëdhënieve seksuale dhe formave që ato mund të marrin. Sipas Raportit të dalë nga Studimi HBSC për vitin 2013/2014, pjesë e të cilit ka qenë edhe Shqipëria, nga sondazhi me fëmijët 15-vjeçarë shqiptarë, vetëm 2% e vajzave dhe 39% e djemve kishin kryer marrëdhënie seksuale në momentin e plotësimit të pyetësorit. Në përgjigje të këtij shqetësimi, në një prononcim të datës 25.05.2018, MASR-ja është shprehur se “pyetjet e pyetësorit janë hartuar nga ekspertët ndërkombëtarë më të njohur të fushës akademike, të cilët janë specialistët më të mirë për fushat që mbulon studimi. Çdo ndryshim, sado i vogël, që një vend mund të bëjë në pyetësor, e përjashton atë nga studimi ndërkombëtar”. Me këtë prononcim, MASR-ja lë të kuptohet se pyetjet rreth llojeve të marrëdhënies seksuale janë pjesë e pyetësorit të HBSC, që Ministria nuk ka patur zgjedhje që t’i heqë nga pyetësori që u është dhënë nxënësve shqiptarë, sepse në të kundërt Shqipëria do të përjashtohej nga studimi ndërkombëtar. Në vijim të këtij prononcimi, pyetjet tona janë si më poshtë: A është pyetja rreth formës së marrëdhënies seksuale (vaginale, orale apo anale) pjesë e pyetjeve të pyetësorit HBSC? A i është kërkuar MASR-së, apo institucionit qeveritar shqiptar pjesë e studimit ndërkombëtar, që të raportojë për studimin HBSC rreth formës së marrëdhënies seksuale (vaginale, orale apo anale) të fëmijëve shqiptarë? Në Studimin HBSC për vitin 2013/2014, fëmijët 15-vjeçarë janë pyetur nëse kanë patur marrëdhënie seksuale. Fëmijët gjithashtu janë pyetur nëse ata, apo partneret e tyre, kishin përdorur prezervativë, apo pilula kundër shtatzanisë, herën e fundit që kishin kryer marrëdhënie. Në Raportin e vitit 2013/2014 nuk përmendet që fëmijët të jenë pyetur nëse marrëdhënia e tyre seksuale ishte e formës anale, vaginale apo orale. Prandaj, ne kërkojmë të dimë nëse:• Pyetja rreth formës së marrëdhënies seksuale (vaginale, orale apo anale) u është shtruar fëmijëve shqiptarë me iniciativën e MASR-së, apo është një pyetje e detyrueshme dhe standarte e pyetësorit HBSC të këtij viti? Nëse MASR-ja nuk provon që pyetja e bërë fëmijëve shqiptarë rreth formës së marrëdhënies seksuale (vaginale, orale apo anale) të jetë pjesë e detyrueshme e pyetësorit HSBC, por është në të vërtetë një pyetje e shtruar me iniciativën e funksionarëve të MASR-së që janë marrë me hartimin e pyetësorit, ne kërkojmë: Marrjen e masave për pezullimin e menjëhershëm të zhvillimit të pyetësorit  Marrjen e masave administrative ndaj çdo zyre përgjegjëse pranë MASR-së që ka qenë e angazhuar në përgatitjen dhe administrimin e pyetësorit Marrjen e masave për çdo shkelje të konstatuar deri tani në procesin në fjalë, ne tejkalimin e zhvillimit të pyetësorit sic kemi pretenduar dhe kemi kërkuar transparencë më sipër, në tejkalimin e qëllimeve dhe direktivave nga të cilat frymëzohet një pyetësor i tillë, dhe sigurisht në tejkalimin e pyetjeve konkrete të drejtuara Riformulimin e pyetësorit duke hequr detyrimisht pyetjet që kërkojnë informacion mbi formën e marrëdhënies seksuale (vaginale, orale apo anale) Transparencë dhe përgjigje për situatën e krijuar Marrjen e masave që pyetësorë të tillë të konsultohen paraprakisht me këshillet prindërore në çdo shkollë Njoftimin e prindërve për shkollat në të cilat zhvillohet pyetësori, për synimet, qëllimet dhe arsyet e çdo aspekti të pyetësorrëve të tashëm apo të ardhshëm Marrjen e masave përkatese që situata të tilla, sigurisht ‘eksperimentale’ dhe në gjykimin tonë të dëmshme, që ngrenë jo pa shkak pikëpyetje dhe pikëçuditese, në shkollat dhe në kurriz të fëmijëve tanë, të mos përsëriten më. Një thirrje modeste shkon për çdo prind, të gjithëve ne, larg çdo përkatësie të çdo lloji:Duhet që të marrim në dorë domosdoshmërisht të drejtën që na takon mbi edukimin e përgjithshëm të fëmijëve tanë. Sigurisht arsimimin dhe edukimin nga pikëpamja shkollore ia kemi deleguar shkollës dhe organeve kompetente, por kjo nuk do të thotë se duhet të heqim dorë nga prania jonë e vazhduar, nga insistimi i vazhduar me mjetet e duhura ligjore, nga kërkesa e vazhduar e llogarisë, nga interesimi i pandërprerë, nga organizimi qytetar sa i takon çështjes madhore të rritjes së fëmijëve tanë, sa i takon çdo aspekti të jetës së tyre, veçanërisht aspekteve të cilat ua kemi deleguar organeve përkatëse, por jo verbërisht. Të këmbëngulim në gjithëpërfshirje e bashkëpunim, dhe në njohjen absolute të rolit dhe kompetencave tona prindërore! Angazhimi Musliman për të Drejtën (AMD)Watchdog Organization

Angazhimi Musliman për të Drejtën (AMD)
719 supporters